03 dhjetor 2008

Ribery: Meritoj më shumë se vendi i gjashtëmbëdhjetë

Ylli i Bayern Munichut, Frank Ribery, ka thënë se ndjehet i zhgënjyer me pozitën të cilën ia ka ndarë "France Football" në klasifikimet për lojtarin më të mirë të vitit.
Ribery është pozicionuar në vendin e 16-të me vetëm shtatë vota, ndërsa pohon se këtë vit është dashur ta përmirësonte plasimin e vitit të kaluar kur ishte në vendin e shtatë.“Të jem i sinqertë, jam i zhgënjyer me renditjen time dhe mendoj se meritoj më shumë”.“Vitin e kaluar isha në vendin e shtatë derisa luajta gjysmësezoni për Marseille dhe gjysmësezoni për Bayern, ndërsa nuk kisha fituar asnjë titull”. “Tash jam në vendin e 16-të pas një sezoni të shkëlqyer me Bayernin. U shpallëm kampionë të Gjermanisë, fituam Kupën kombëtare dhe arritëm në gjysmëfinalen e Kupës UEFA. Përveç tyre, personalisht fitova disa çmime, si çmimin për lojtarin më të mirë të Bundesligës”.“Vetëm për një gjë pajtohem me përzgjedhësit: vendin e parë edhe unë do t’ia kisha dhënë Ronaldos”, ka thënë francezi.