01 dhjetor 2008

Inter ruan distancën në krye të tabelës

Skuadra kampione e Serie A, Inter, e ka mposhtur në Giuseppe Meazza ekipin e papërshtatshëm të Napolit me rezultat 2-1.
Zikaltrit shënuan golin e parë me një ‘volley’ të mbrojtësit Ivan Ramiro Cordoba, i cili ia dha avantazhin e hershëm (16’) skuadrës vendase. Nerazzurët dyfishuan epërsinë pas vetëm tetë minutave, kur disa pasime të shkëlqyera të lojtarëve vendas u konkretizuan me një gol të bukur të Muntarit. Krejt çka bënë napolitanët në këtë takim ishte ngushtimi i epërsisë me anë të Lavezzit (36’). Kjo fitore vazhdon ta mbajë Interin në krye të tabelës me gjashtë pikë diferencë nga vendi i dytë, ku gjendet Juventus, dhe vendi i tretë, ku pozicionohet Milan, i cili sonte do të jetë mysafir i Palermos.