Tottenahmi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen si mysafir i West Hamit në Upton Park.Mysafirët krijuan më shumë raste edhe pse vendasit e kishin më shumë posedimin e topit. Pas një pjese të parë pa gola, në pjesën e dytë patëm dy prekje rrjetash.Pas një harkimi të Aaron Lennon, Ledley King me kokë preku rrjetën për t’i sjellë avantazhin Tottenhamit. Ky ishte goli i parë i kapitenit pas një pauze prej tre vitesh.Në fund të ndeshjes, O’Hara me një goditje nga largësia vulosi rezultatin, 2-0 për Tottenhamin (89’).Mesfushori kosovar në radhët e West Hamit, Valon Behrami, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të të ndeshjes.