09 dhjetor 2008

Raul: Mund ta mposhtim Barcelonёn

Edhe kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzalez, mendon ndryshe nga trajneri Bernd Schuster. Simboli i Los Blancos beson se ekipi i tij mund të shënojë fitore kundër Barcelonës në Camp Nou.
“Ekipi ёshtё i bindur se mund ta mposhtim Barcёn. E dimë se ata janë nё njё formё tё shkëlqyeshme, me njё vetëbesim tё madh. Do tё jetё shumё vështirё, por mund tё vijmë tek tri pikёt e reja”, ka deklaruar Raul. “Kurrё nuk do ta ulim kokёn dhe tё dorëzohemi nga asnjë ndeshje. Askush nuk beson se ne kemi përfunduar, kemi edhe shumё tё dёshmohemi. E dimё se çfarë do tё thotë tё luash me kёtё fanellë”, ka shtuar spanjolli. “Edhe nёse humbim ose barazojmë do tё ketë edhe shumё ndeshje tё tjera, ne jemi ende edhe nё Ligёn e Kampionёve. Sё pari do tё përpiqemi tё luajmë ndeshje tё mirё kundër Zenitit, pastaj tё shtunën dhe ta pёrfundojmё vitin kundër Valencias”, ka deklaruar kapiteni i Realit.