Sulmuesi kosovar me nënshtetsi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar golin e parë në fitoren prej 3-0 të Crystal Palace ndaj Southampton, në ndeshjen e ligës së dytë, Championship, të Anglisë.Ish-sulmuesi i Blackburnit, shënoi një gol të shkëlqyeshëm për të dërguar ekipin vendas në epërsi pas 9 minutash lojë. Më pas vendasit gjetën rrjetën edhe dy herë, 15 minuta pas fillimit të ndeshjes me Craig Beattie, dhe 15 minuta para fundit të saj me anë të Paul Ifill.Kuqi shënoi edhe në ndeshjen e kaluar, në rikthimin e tij në formacionin e parë, kur shënoi golin e fitores në ndeshjen si mysafir ndaj Derby County, që përfundoi 2-1 për Crystal Palace.Me këto fitore Crystal ngrihet në zonën e play-offit, duke mbledhur 33 pikë në vendin e pestë.Sulmuesi kosovar kishte rënë një kohë nga forma, duke u stërvitur me ekipin e të rinjve, por kriza e lëndimeve e kishte rikthyer atë në formacionin e parë, duke i dhënë mundësinë të dëshmojë sërish veten.