04 dhjetor 2008

Torres do ta pres janarin?

“Daily Mail” njofton se sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, mund të qëndrojë jashtë aksionit deri në fund të vitit që po shkon për të tejkaluar problemet shëndetësore.
Sulmuesi spanjoll ishte ankuar në dhimbje pas ndeshjes së javës së kaluar kundër Olympique Marseille, ndërsa ishte diagnostikuar se i janë rikthyer problemet me tendinat e gjurit. Këtë javë 24-vjeçari ka udhëtuar për në Barcelonë për t’u vizituar te një specialist, ndërsa siç duket ai nuk do të mund të kthehet në datën e parashikuar, porse duhet ta presë muajin e parë të vitit të ardhshëm për ta rifilluar aksionin.