Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez, ka shënuar katër nga pesë golat e mbrëmshëm në fitoren prej 5-3 të Manchester United kundër Blackburn Rovers, fitore e cila i çoi Djajtë e Kuq drejt gjysmëfinales së Carling Cup.“Jam shumë i kënaqur që kam shënuar katër gola në një ndeshje, pasi që kjo është hera e parë në karrierën time që e bëj një gjë të tillë” “Iu përkushtova shumë këtij takimi, sepse kohëve të fundit nuk kam luajtur shumë. Mirëpo paraqitja jonë tregoi se ne mund të luajmë me standardet e Ligës së Kampionëve në çdo garë”, ka thënë 24-vjeçari.