04 dhjetor 2008

Moratti: Balotelli dhe Adriano do tё qёndrojnё

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thёnё se sulmuesi i ri, Mario Balotelli, nuk ёshtё pёr shitje, si edhe Adriano.
Komentet e Jose Mourinhos ndaj Balotellit çuan nё spekulimin se i riu ndoshta mund tё shitet qё nё afatin kalimtar tё janarit, por Moratti ka mohuar kёto spekulime. “Balotelli nuk ёshtё nё shitje. Ai ёshtё njё prej çunave tonё dhe do tё mbetet kёtu. Ne mund tё shesim ndonjë, mbase ndonjë sulmues. Por jo Balotellin, e as Adrianon”, ka shtuar Moratti.