Manchester United dhe Tottenham nuk kanё lejuar befasi, duke mposhtur Blackburnin respektivisht Watfordin dhe duke u plasuar nё gjysmëfinale tё Kupёs Carling.Pas befasive tё mbrëmshme, kur Burnley dhe Derbi eliminuan Arsenalin dhe Stoke Cityn, ndeshjet e sotme tё Kupёs Carling shkuan siç edhe u parashikuan. Tevez ka shёnuar katёr gola nё Old Trafort, ndeshje tё cilёn Manchesteri e fitoi me rezultat 5-3. Argjentinasi hapi rezultatin pas 36-tё minutash, ndërsa vetëm katёr minuta mё pas rezultatin e dyfishoi Nani. Pas tre minutash nё pjesën e dytё, Blackburn ngushtoi rezultatin me anё McCarthy, por Tevez nga penalltia shtoi numrin e golave nё 3-1, dhe tri minuta mё pas shёnoi edhe hat-trick. Nё minutat e fundit tё ndeshjes mysafirët u përpoqёn mjaft, dhe me anё tё dy golave tё shpejtё (Derbyshire, 84’, dhe B. McCarthy, 89'), arritën tё ngushtojnë rezultatin nё 4-3, por ishte sёrish Tevez ai qё vulosi gjithçka, nё kohёn shtesё tё ndeshjes. Nё ndeshjen tjetër tё Kupёs Carling, Tottenham ka bёrё rikthim nё ndeshjen si mysafir i Watford, duke shёnuar fitore prej 2-1