Mesfushori i Barcelonës, Alexander Hleb, thotë se pavarësisht faktit se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, ka humbur përballë Cristiano Ronaldos në konkurrimin për Topin e Artë, argjentinasi është lojtar shumë më i mirë se portugezi.“Sipas mendimit tim, Leo Messi është lojtar shumë më i mirë, dhe jam i bindur se ai do ta fitojë Topin e Artë vitin që vjen”. “Ai është sikur të jetë nga një planet tjetër! Është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë 27-vjeçari.