Lazio ka arritur tё rikthehet nga disavantazhi 1-0, pёr tё fituar pas lojës shtesё me rezultat 2-1 pёrballё Milanit dhe pёr tu kualifikuar kështu nё çerekfinale tё Kupёs sё Italisё.Pas njё pjese tё parё pa gola, nё pjesën e dytё tё dyja skuadrat u përpoqёn tё shmangnin minutat shtesё. Rosonerёt qё nga minuta e 65-tё ishin pa njё lojtarё, pas përjashtimit tё Emerson, por megjithatë arritën tё parёt tё kalojnë nё epërsi, me golin e Shevchenkos, 12 minuta para fundit tё kohës sё rregullt tё ndeshjes (78’). Por avantazhi i Milani zgjati pak kohё, pasi Lazio barazoi nga penaltia me anё tё Zarate, nёntё minuta mё vonё (87’), qё çoi ndeshjen nё lojё shtesё. Me fillimin e kohës shtesё, pas njё rёmuje para portës sё Milanit, maqedonasi Pandev shfrytëzon rastin mё sё miri, duke shёnuar golin e dytё pёr kryeqytetasit, qё doli tё ishte edhe goli i fitores. Nё ndeshjen e ardhshme çerekfinale, Lazio do tё duhet tё përballet me fituesin e ndeshjes Fiorentina-Torino.