
Skuadra e dytë nga kryeqyteti italian mbrëmë pësoi humbje me rezultat 2-0 nga Atalanta, ndërkohë që Tare thotë se gjithçka do të ishte më ndryshe nëse lojtarët do të kishin qenë pak më të përqendruar. “Në pjesën e parë krijuam mundësi për të ardhur deri tek avantazhi. Ndërsa në pjesën e dytë pakujdesi ynë na kushtoi. Atalanta kaloi në epërsi për fajin e mbrojtjes sonë dhe portierit”. “Pastaj ata shënuan edhe golin e dytë sepse lojtarët tanë nuk arritën të pozicionohen mirë në krijimin e kurthit të pozicionit jashtë lojë”, ka thënë ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare.