
Milani është mposhtur 3-1 nga skuadra siciliane duke shënuar humbjen e tretë të sezonit, dhe tash pozicionohet në vendin e tretë në tabelë, me pikë të barabarta me Juventusin që është në vendin e dytë, dhe me gjashtë pikë diferencë nga Interi që udhëheq pastër në krye të tabelës. “Kjo humbje nuk ishte e pritur pas asaj periudhe të gjatë që treguam rezultate të mira. Kohëve të fundit e kemi humbur përqendrimin dhe intensitetin, ndërsa kundër Palermos nuk treguam asgjë”. “Aftësia jonë për t’u mbrojtur ishte e dobët në këtë takim. Mendoj se mbrëmë nuk ishte nata jonë”, është shprehur trajneri i Rossonerëve.