
Palermo e mposhti mbrëmë Milanin me rezultat 3-1, ndërsa rosonerët nuk arritën të shënojnë nga pika e bardhë, pasi Amelia mbrojti gjuajtjen e Ronaldinhos.“Kjo ishte sikur të luash kundër Ronaldinhos në Playstation. Ai e bëri të njëjtin veprim, ishte shumë e çuditshme”, ka deklaruar Amelia.Ronaldinho edhe në fund të ndeshjes, kur rezultati ishte 3-0 pati edhe një penalti, por këtë herë braziliani ishte më i suksesshëm.“Po thuajse e kisha nën kontroll edhe penaltinë e dytë, por do të ishte shumë ta mbroja edhe atë”, ka deklaruar portieri i Palermos pas ndeshjes.