01 dhjetor 2008

Barcelona marshon drejt titullit

Skuadra e Barcelonës e ka mposhtur Sevillën në Ramon Sanchez Pizjuan me rezultat 3-0, dhe nëse katalunasit vazhdojnë të shfaqin lojëra të këtilla, padyshim që do të shpallen kampionë të La Ligas këtë sezon.
Golin e parë në ndeshje shënoi sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o, dhe ky ishte goli i katërmbëdhjetë personal i numrit nëntë të Barcës. Fantazia e futbollit modern, Lionel Messi, pas disa shmangieve të njëpasnjëshme kundrejt mbrojtjes vendase, arriti që ta shënojë golin e shumëmerituar në këtë takim dhe ta dyfishojë rezultatin për skuadrën mysafire. Në minutat shtesë të takimit, i porsainkuadruari në lojë, Alexander Hleb, bëri një pasim të përsosur te Lionel Messi, i cili nga këndi i majtë e mposhti portierin Palop i cili e kishte lëshuar portën paraprakisht. Me këtë fitore Barcelona përforcon pozitën e parë me gjashtë pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Real Madrid dhe me shtatë pikë diferencë nga vendi i tretë, të cilin e mban Villarreali, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.