05 dhjetor 2008

Ronaldo: Jam takuar me Wenger tri herë

Fituesi i Topit të Artë për këtë sezon, Cristiano Ronaldo, zbulon se ai disa herë është takuar me Arsene Wenger derisa ka qenë në Sporting.
“Jam takuar tri herë me Arsene Wenger ndërsa në takime ishte e pranishme edhe nëna ime. Isha vetëm disa centimetra afër kalimit në Arsenal”, ka thënë Ronaldo.“Wenger vazhdon të jetë një person të cilin unë e çmoj shumë dhe ai definitivisht është një personalitet shumë inteligjent i futbollit”.“Nëna ime ka të njëjtin mendim, dhe shumë shpejt pasi nënshkrova me United, unë dhe ajo përcollëm një ndeshje të Premierligës, dhe nëna më tha, ‘e njoh atë njeri dhe vërtet më pëlqen’,”, ka shtuar Ronaldo.