05 dhjetor 2008

Inter dhe Real në luftë për Di Maria

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se është e mundshme që në janar Interi ta angazhojë talentin e Benfikës, Angel Di Maria.
Argjentinasi shkëlqeu në Olimpiadën në Pekin dhe tërhoqi vëmendjen e disa ekipeve nga Evropa. Interi, Real Madridi dhe Chelsea dëshiruan ta angazhojnë lojtarin që gjatë verës, por Benfica nuk dëshiroi të dëgjojë për shitjen e tij.Pas blerjes së Huntelaar mbretërit do të tentojnë të nënshkruajnë edhe me Di Maria, i cili do të mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.Sipas Corriere dello Sport, Reali tashmë ka rënë në kontakt me klubin portugez, që vazhdon edhe më tej të refuzojë spanjollët, dhe që është më i prirë të negociojë me Interin, nëse do të vendosë të shesë lojtarin.Raportet mes Benfikës dhe Interit janë mjaft të mira pas transferimit të David Suazos nga klubi italian në atë portugez. Krahas kësaj, agjenti i Di Maria, është Jorge Mendez, i cili njëkohësisht është edhe agjent i Jose Mourinhos dhe Ricardo Quaresmas.