08 dhjetor 2008

Roma vazhdon me formën e mirë

Skuadra e Romës e ka mposhtur Chievon në Stadio Bentegodi të Veronës me rezultat minimal 1-0. Ekipi nga kryeqyteti italian ka vazhduar të shfaqë lojë të mirë edhe në takimin e sotëm kundër skuadrës së Erjon Bogdanit, i cili vazhdon të mungojë si pasojë e lëndimit. Giallorossët shfaqën lojë shumë më të mirë se skuadra vendase, por nuk arritën të shënonin më shumë se një gol. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Jeremy Menez në minutën e 69-të të takimit për t’ia siguruar tre pikë skuadrës së Spalletit. Me këtë fitore Roma ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe renditet në vendin e dymbëdhjetë me pikë të barabarta me Atalantën dhe Palermon, që pozicionohen në vendin e dhjetë dhe njëmbëdhjetë, respektivisht.