Blutë e Chelseat nuk kanë pasur problem të grumbullojnë tri pikë në fushë të Boltonit, të cilin e mposhtën me rezultat 2-0.Të zgjedhurit e trajnerit Luiz Felipe Scolari, kaluan shumë shpejt në epërsi, përmes sulmuesit francez Nicolas Anelka, i cili shënoi me kokë kundër ish-klubit të tij pas 9 minutash lojë.Një gol tjetër i bukur i shënuar nga portugezi Deco në minutën e 21-të, vulosi edhe rezultatin përfundimtar, 2-0 për Chelsean.Me tre pikët e reja Chelsea do të vazhdojë të mbajë vendin e dytë, derisa në vendin e parë do të qëndrojë Liverpooli, që ka shënuar fitore në fushë të Blackburnit.