Ish-trajneri i Anglisë dhe Barcelonës, Sir Bobby Robson, u ka rekomanduar pasanikëve të Manchester Cityt që të bëjnë një ofertë për asin e Barcës, Lionel Messi.Në kohën kur City po përgatitet të shpenzojë para të mëdha për të transferuar lojtarë të mëdhenj në skuadër, legjenda e dikurshme angleze, Sir Bobby Robson, i ka këshilluar drejtuesit e klubit që ta blejnë superyllin argjentinas Leo Messi. “Nëse do të isha njëri nga drejtuesit e Manchester Cityt dhe nëse do të më ofroheshin para për ta blerë ndonjë lojtar, do ta kisha blerë Messin që në afatin kalimtar të janarit”. “Ai është lojtari më i mirë në botë nga të rinjtë, ndërsa aktualisht janë shumë pak skuadra që mund të paguajnë për shërbimet e tij”. “Kjo është një mundësi e cila nuk duhet të huqet nga City. Nëse ata dëshirojnë të bëhen njëra nga skuadrat më të mira në botë atëherë kanë nevojë për lojtarin më të mirë në botë dhe ky është Messi”, është shprehur Robson.