Johan Cruyff beson se Barcelona ka reaguar më së miri përballë disave që thoshin se blaugranët nuk do t’u bëjnë ballë skuadrave të mëdha, porse luajnë mirë vetëm me skuadrat e vogla.“Kampionati nuk fitohet duke i fituar vetëm skuadrat e mëdha, por duhet të fitohet secila ndeshje”. “Megjithatë ne dëshmuam se edhe kundër skuadrave të mëdha luajmë njësoj. Fitorja kundër Sevillës është e rëndësishme për ta zhvilluar edhe më shumë vetëbesimin te lojtarët”, ka thënë legjenda holandeze.