Menaxheri i Interit, Jose Mourino, i ka ftuar tifozët e klubit të japin një përkrahje më të madhe për të zgjedhurit e tij, pasi që mbrëmë disa tifozë në Giuseppe Meazza i kishin fishkëllyer lojtarët zikaltër.“Mendoj se lojtarët meritojnë më shumë respekt dhe përkrahje. Ata në çdo moment duhet ta kenë mbështetjen e tifozëve. Në takimin kundër Napolit na mungoi lojtari i dymbëdhjetë”. “E kuptoj se duhet të na fishkëllejnë kur luajmë dobët si në takimin kundër Panthinaikosit, mirëpo mbrëmë luajtëm mirë”. “Po ashtu e di se me një lojë më të mirë dhe më aktive do t’i tërheqim edhe më shumë tifozët, mirëpo ata duhet ta mbajnë anën tonë”, ka thënë “I Veçanti”.