06 dhjetor 2008

Reali interesohet për David Silvan

Mediat spanjolle kanë përcjellë lajmin se Real Madridi është duke u interesuar për të angazhuar në radhët e veta mesfushorin e Valencias, David Silva.
Klubi mbretëror është në kërkim edhe të një përforcimi për afatin kalimtar të janarit dhe presidenti Calderon tashmë ka paralajmëruar ardhjen e një futbollisti i cili do të luaj në krah.Sipas Marca, Reali tashmë ka rënë në kontakt me Valencian dhe është interesuar për mundësinë e transferimit të David Silvas në Bernabeu.Spanjolli edhe gjatë verës së kaluar u lidh me largim nga Mestalla, por në fakt ai bëri të kundërtën duke nënshkruar marrëveshje të re.Sipas mediave spanjolle, Reali ende nuk ka dërguar një ofertë konkrete, por vetëm e ka shprehur dëshirën për angazhim të mesfushorit spanjoll dhe ka pyetur për çmimin e lojtarit.