Sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, thotë se Jose Mourinho ka ndryshuar shumë gjëra në klub dhe se shpreson se së shpejti do t’i shpojë rrjetat kundërshtare.“Grupi është shumë i veçantë dhe zhveshtorja është e bashkuar. Një aspekt të ri, të cilin e ka sjellë Mourinho është ajo që jemi si kameleon, mund të luajmë në disa mënyra. Në fillim të sezonit e humbëm ca ekuilibrin, por tash gjithçka është OK”, ka thënë Crespo.“Për qëndrimin tim në klub do të duhet të vendosë klubi. Ata më kanë sjellë këtu dhe ata duhet ta zgjidhin nëse do të duhet t’i paketoj valixhet. Jam i lumtur këtu. Është e dukshme se dua të luaj, por nuk i humbas shpresat për lojë në Inter”, ka shtuar argjentinasi.