06 dhjetor 2008

Chelsea para angazhimit të Brito

Ekipi i Chelseat është para angazhimit të yllit të ri të Benficas, mesfushorit 15-vjeçar Toni Brito.
Anësori është një lojtar shumë i çmuar nga ana e portugezëve dhe është transferuar në Benfica vitin e kaluar nga ekipi i ligës më të ulët, Real Sport Masama.Benfica është duke bërë përpjekje ta ruajë talentin e ri, por tinejxheri dëshiron të largohet nga Portugalia dhe të transferohet në Londër.“Kam vendosur të shkoj në Angli. Do të ishte ëndërr nëse do të luaja për Chelsean”, ka thënë mesfushori.Spekulohet se blutë i kanë ofruar marrëveshje gjashtëvjeçare të riut, të cilën lojtari është i gatshëm ta pranojë, në vend të ofertës së Benficas për mbetje në Portugali.