01 dhjetor 2008

Real Madrid nënshkruan me Klaas-Jan Huntelaar?

Siç edhe ka premtuar presidenti Ramon Calderon, Real Madridi ka bërë nënshkrimin e parë të afatit të janarit dhe ai do të jetë sulmuesi holandez Klaas-Jan Huntelaar.
Mediat spanjolle raportojnë se Reali me sukses ka përmbyllur negociatat për të nënshkruar me Klaas Jan-Huntelaar dhe do ta transferojë atë në afatin e janarit.25-vjeçari ka qenë i kërkuar nga disa nga top klubet evropiane për një kohë, por tashmë duket se ai ka zgjedhur klubin spanjoll.Po thuajse të gjitha mediat sportive spanjolle (si As, Marca, Cadena SER, El Mundo) kanë konfirmuar se marrëveshja tashmë është arritur.Sulmuesi i Ajaxit ka shënuar një numër mjaft mbresëlënës golash (75 gola në 90 ndeshje) për ekipin holandez dhe do të jetë në gjendje të luajë edhe në Ligën e Kampionëve për Realin.E vetmja gjë negative është se lojtari është i lënduar deri në janar dhe se kurrë nuk ka luajtur për një ekip të nivelit evropian në të kaluarën, pavarësisht moshës.