01 dhjetor 2008

Moratti: Nuk do të blejmë në janar

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se nuk është duke menduar për blerje të futbollistëve të ri në afatin kalimtar të janarit.
Pas spekulimeve në mediat angleze se Drogba ndoshta mund të jetë përforcimi i ri i Interit, Massimo Moratti i ka demantuar thëniet e tilla.“Ne nuk do të jemi aktiv në treg. Interi tashmë ka mjaft lojtarë të mirë, andaj nuk do të jetë e nevojshme të blejmë në muajin janar”, ka thënë Moratti për Corriere dello Sport.Moratti ka thënë edhe se është i kënaqur nga paraqitjet e klubit të tij, i cili është në maje të tabelës së Serie A me gjashtë pikë para Juventusit dhe Milanit.“Kemi kaluar nëpër një periudhë shumë të mirë, jam i kënaqur me mënyrën se si luajmë, kjo na jep besim në secilin”, ka përfunduar Moratti.