Liverpool ёshtё ndaluar me njё barazim pa gola nё ndeshjen e sotme përballё West Hamit, megjithatë me pikёn e fituar ka marrë kreun e tabelës sё Premierligёs.Ekipi i West Hamit, pёr tё cilin gjatё tёrё ndeshjes u aktivizua Valon Behrami, ka nxjerrё njё pikё nё fushёn e vështirё tё Anfieldit, duke e penguar Liverpoolin tё marrë tri pikё tё rёndёsishme, tё cilat do ta ngritnin mё fuqishëm mbi Chelsean, qё mbrёmё humbi ndaj Arsenalit. Liverpooli megjithëse dominoi posedimin e topit, nuk arriti ta plasojё atё nё rrjetёn kundërshtare. Djelmoshat e Rafa Benitez kështu regjistrojnë barazimin e dytё pa gola nё fushё vendore. Pёr West Hamin nё anёn tjetër, kjo ishte hera e parё pas 27 ndeshjes, qё ekipi i drejtuar nga trajneri Gianfranco Zola arrin ta ruajё portёn e paprekur. West Ham tash grumbullon 18 pikё nё vendin e 13-tё.