01 dhjetor 2008

Real Madrid mund të kthehet kah Eto'o

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto'o, mund të jetë ‘cak’ i fushatës së zgjedhjeve presidenciale të klubit të Real Madridit, për vitin 2010.
Sipas sportives Sport, Eto'o është duke e penguar hapjen e bisedave për kontratën e re, pasi kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2010.Oferta për sulmuesin kamerunas priten nga Chelsea, Interi dhe Milani.Ndërkaq së fundi thuhet se një kandidat i cili dëshiron të marrë postin e presidentit të kampionit të Spanjës, do të zbulojë Eto’on si cak, gjatë fushatës së tij zgjedhore, në vitin 2010, bëjnë të ditur mediat spanjolle.