01 dhjetor 2008

Adebayor: Arsenali ua dërgoi mesazhin rivalëve

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se sezoni është rikthyer në rrugën e duhur, pas fitores së djeshme ndaj Chelseat në Stamford Bridge.
“Është një fitore e madhe, sepse ne kemi kaluar nëpër shumë momente të vështira dhe njerëzit na eliminuan nga gara për titullin. Tash kjo do të jetë një mesazh për ta”, ka thënë Adebayor.“Ne besojmë në veten, ne mund të arrijmë. Harroni gjithçka çfarë ka ndodhur, ne jemi sërish së bashku. Ne gjithmonë kemi besuar se mund t’ia dalim dhe këto janë rezultate të cilat mund t’i arrijmë sërish”, ka shtuar sulmuesi i Togos.