03 dhjetor 2008

Huntelaar ёshtё i ngazëllyer rreth transferimit nё Real

Klaas-Jan Huntelaar ёshtё shumё i lumtur qё do tё jetё pjesё e ekipit tё Real Madridit, dhe sulmuesi holandez i Ajaxit, mezi prej tё transferohet nё ambientin e ri.
“Jam shumё i lumtur, por mendoj se do tё jem edhe mё i lumtur kur tё udhëtoj nё Madrid, pasi do tё jem me bashkёlojtarёt e mi tё ri. Shkoj nё Real Madrid pёr t’u ngritur si futbollist dhe tё luaj nё njё prej ekipeve mё tё mёdha nё Evropё”, ka thёnё Huntelaar. “Madrid ёshtё njё prej klubeve me historinë mё tё madhe dhe shpresoj se do t’i gёzoj tifozët e klubit duke arritur shumë gola dhe shumë tituj”, ka shtuar holandezi.