05 dhjetor 2008

Pirlo mund të mungojë kundër Catanias

Kreatori i Milanit, Andrea Pirlo, është në dyshim për t’u paraqitur në takimin e të dielës, të cilin Rossonerët e zhvillojnë kundër Catanias, pasi që vazhdon të ketë probleme me lëndimin.
Pirlo e ka kaluar një pjesë të madhe të sezonin jashtë fushe, dhe porsa u kthye nga lëndimi, sërish u dëmtua në ndeshjen kundër Palermos, për të munguar pastaj kundër Lazios në Kupën Italisë. Ndërsa tani mësohet se mund të mungojë edhe në ndeshjen kundër Catanias. Ndërkohë, Ancelotti ka edhe probleme tjera, pasi që, sipas “Calciomercato” të dyshimtë për paraqitje në takimin e San Siros janë edhe Daniele Bonera dhe Filippo Inzaghi.