05 dhjetor 2008

Laporta shënjestron Benzeman dhe Fabregasin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se dëshiron që në Barcelonë të sjellë yllin e Lyonit, Karim Benzema, dhe mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
“Sport”, që është pronë e gjigantëve katalanas, ka njoftuar se përkundër Realit që dëshiron të përforcohet në janar, Laporta planifikon që në sezonin e ardhshëm të sjellë në Camp Nou dy lojtarët e rinj. Derisa lojtarët si Xavi, Carles Puyol, Thierry Henry, Samuel Eto’o, Rafael Marquez, kanë prekur tridhjetën ose janë duke i mbushur tridhjetë vjet, presidenti i Blaugranëve dëshiron që në skuadër të ketë mjaft lojtarë të rinj të cilët do ta vazhdojnë paraqitjen e mirë dhe do ta shtyjnë ekipin përpara. Cesc konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Xavit, ndërkohë që Benzema, njëherë mund ta zëvendësojë Henryn dhe pastaj edhe Eto’o.