04 dhjetor 2008

Nike shtyn Ronaldon drejt Interit

Gjigantët amerikanë të veshjeve sportive, "Nike", të cilët janë sponsorë të Cristiano Ronaldos, dëshirojnë që ylli portugez të luajë krahas Zlatan Ibrahimovicit te skuadra e Interit.
“Il Corriere Dello Sport” njofton se drejtuesit e “Nike” i japin shtytje nënshkrimit të Ronaldos me Interin, me ç’rast ata kanë bërë gati edhe një mega-ofertë sponsoruese për portugezin dhe për zikaltrit. Kompania e veshjeve sportive dëshiron t’i bashkojë në një skuadër dy lojtarët kryesorë që i sponsoron, Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo, sepse ky bashkim do t’u sillte shumë para. Sponsori kryesor i Interit, “Pirelli”, ka ofruar më shumë para për Nerazzurët si ndihmesë për ta transferuar në Giuseppe Meazza fituesin e sivjetmë të Topit të Artë, ndërsa nëse bashkohet edhe “Nike”, atëherë ylli i Manchester United shumë shpejt mund ta veshë fanellën zikaltër.