04 dhjetor 2008

Gilardino: Dua të bëhem golashënuesi më i mirë

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon dhe beson se mund t’ia arrijë qëllimit.
Transferimi i sivjetmë i Gilardinos nga Milani te Fiorentina e ka ringjallur karrierën e tij, ndërsa deri më tani ai ka shënuar 13 gola në të gjitha garat me skuadrën e Cesare Prandellit, ndërsa nëntë prej tyre vetëm në Serie A. “E dëshiroj çmimin e golashënuesit më të mirë. Këtë sezon kam disa objektiva personale, ndërsa njëra prej tyre është që ta përfundoj sezonin si sulmuesi më i mirë i Kampionatit”. “Nëse arrij të shënoj 20 gola pa asnjë penallti, do të ishte shumë mirë. Por nëse duhet të ekzekutoj edhe penallti për t’u bërë golashënuesi më i mirë, edhe atë do ta bëj. Goli më i mirë i imi deri më tani, ishte ai kundër Juves në javën e parë të Kampionatit”. “Milito (11 gola) është shumë i fuqishëm, po ashtu edhe Di Vaio (8 gola) e ka gjetur veten. Pastaj aty janë Del Piero (4 gola), Totti (4 gola) dhe Ibrahimovic (7 gola)”, ka përfunduar Gilardino duke përmendur emrat të cilët mund t’i bëjnë konkurrencë në arritjen e objektivit të tij.