04 dhjetor 2008

Fabregas është tifoz i Milanit

Kapiteni i ri i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka zbuluar se ai do të zgjedhte Milanin nëse do të duhej të transferohej në Itali.
“Nëse shkoj në Itali, do ta zgjedh Milanin pa mëdyshje. Sipas meje, rosonerët luajnë futbollin më të mirë në Itali. Ka edhe ekipe tjera të forta në Itali, si Juventusi dhe Roma, por ata mbështeten shumë nga yjet e tyre”, ka thënë Fabregas.“Derisa këta ekipe ngecin kur i humbin disa prej yjeve të tyre, fuqia e Milanit bazohet në bashkimin. Mendoj se kemi një atmosferë dhe filozofi të përbashkët fituese si edhe stilin e lojës”, ka shtuar spanjolli.