04 dhjetor 2008

Delio Rossi: Mposhtёm njё ekip tё madh

Trajneri i Lazios, Delio Rossi, ёshtё ndarё i kënaqur nga fitorja e mbrëmshme nё San Siro ndaj Milanit, fitore qё e kualifikon Lazion nё çerekfinale tё Kupёs sё Italisё.
“Arritëm njё rezultat tё rёndёsishёm kundër njё ekipi tё madh, njё kampioni botëror. Jam i lumtur pёr ta”, ka thёnё Rossi. “Mё pëlqen karakteri qё treguan, reagimi jonё. Ndonjёherё gjёrat nuk shkonin mё sё miri pёr ne, por ne ditëm tё përgjigjemi”, ka shtuar trajneri italian.
Lazio u rikthye nga disavantazhi prej 1-0, sё pari pёr tё barazuar nё kohёn e rregullt, dhe pastaj pёr tё fituar ndeshjen nё lojёn shtesё me rezultat 2-1.