Kriza e lëndimeve te Real Madridi shkon duke u përkeqësuar. Megjithëse pritej rikthimi i mesfushorit Mahamadou Diarra pas gjashtë javësh, ekzaminimet e reja kanë konfirmuar se lojtari nga Mali do të qëndrojë jashtë fushe së paku tre muaj.27-vjeçari ka udhëtuar për në Lion të Francës për t’u konsultuar me mjekun e njohur, Dr. Bertrand Sonnery-Cottet, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gjurin e djathtë. Mungesa e gjatë e Diarras përkeqëson edhe më shumë gjendjen e kampionëve të Spanjës, të cilët aktualisht kanë vetëm dy mesfushorë defanzivë në dispozicion, Fernando Gago dhe Javi Garcia.