Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ёshtё konfrontuar me John Terryn dhe Frank Lampardin rreth metodës sё trajnimit, bёjnё tё ditur mediat angleze.The Sun shkruan se gjatё njё jave krize pёr Chelsean, kapiteni Terry dhe mesfushori Lampard kanё pasur biseda me brazilianin rreth teknikёs sё trajnimit. Lampard ka kërkuar publikisht qё Chelsea tё jetё mё pak parashikues. Dhe kapiteni Terry ka venё nё pyetje dёshirёn e bashkёlotjarёve tё tij pёr tё dhёnё maksimumin nё fushё. Terry dhe Lampard thuhet se gjatё vizitës tek Scolari tё enjten, kishin kërkuar nga ai tё rritё intensitetin e stërvitjeve. Qё tё dy mendojnë se stërvitjet janë bёrё shumё tё qeta dhe pёrsёritёse dhe se kjo përcillet edhe nё fushё.