06 dhjetor 2008

Huntelaar: Do t’i përkushtohem Real Madridit

Lojtari i ri i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, ka thënë të premten se ai do të luajë me pasion për skuadrën e tij të re dhe shpreson se do të përshtatet mirë te Mbretërit për shkak pranisë së lojtarëve holandezë.
“Jam shumë i lumtur sepse më është realizuar ëndrra. Mendoj se nëse kam mundur të shënoj në një ligë, do të mund ta bëj këtë edhe në një tjetër”. “Do të luaj me pasion dhe do të mundohem t’i ndihmoj skuadrës që të shënojë sa më shumë fitore”, ka thënë ish-sulmuesi i Ajaxit.