05 dhjetor 2008

Kaka: Me Beckham do ta fitojmë Scudetton dhe Kupën UEFA

Magjia e Milanit, Leite Kaka, thotë se mezi pret të realizohet ëndrra e tij, të luajë krahas David Beckhamit, dhe pohon se ylli anglez do t’u ndihmojë Rossonerëve në marrjen e trofeve të rëndësishme këtë sezon.
“Kritikët e Milanit thonë se transferimi i Beckhamit në San Siro është gabim. Mirëpo unë dhe bashkëlojtarët e mi jemi të ngazëllyer për ardhjen e tij”. “Ne mendojmë se David do ta sjellë gjithë kualitetin dhe profesionalizmin e tij dhe kjo do të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona, që janë Kupa UEFA dhe Scudetto”, ka thënë braziliani.