08 dhjetor 2008

Ibrahimovic: Ishte një ndeshje e madhe

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se ai dhe Interi janë në një formë të shkëlqyeshme dhe se është tepër i kënaqur nga fitorja e mbrëmshme ndaj Lazios. Suedezi ishte shënues i golit të fundit në fitoren 3-0 dhe hyri në konflikt me Christian Brocchin në pjesën e dytë. Ky i fundit e akuzoi Ibrahimovicin për kartonin e verdhë të cilin e fitoi 14 minuta para fundit të ndeshjes.“Ai fliste, unë luaja. Është e vërtetë se u përpoq të ma marrë topin, por nuk do të arrijë kurrë. Në ndeshjet tjera kam pasur më shumë raste dhe nuk kam qenë i saktë, por vërtet jam i kënaqur me paraqitjet e ekipit”, ka thënë Ibrahimovic.“Kurrë nuk është e lehtë të luash në udhëtim ndaj Lazios, por të gjithë kemi luajtur shkëlqyeshëm dhe në mënyrën me të cilën kemi dashur. Tash duhet të vazhdojmë në mënyrën e njëjtë deri në Krishtlindje. Fizikisht ndjehem shkëlqyeshëm dhe dua të luaj vazhdimisht”, ka përfunduar sulmuesi.