08 dhjetor 2008

United përgatit ofertë 40 milionë funte për Ronaldon

Mediat angleze përcjellin lajmin se Manchester United është duke përgatitur marrëveshje të re për Cristiano Ronaldon, të vlefshme 40 milionë funte.
Telegraph bën të ditur se Ronaldo gjatë të premtes ka arritur në Old Trafford në një takim me drejtuesit e klubit rreth një marrëveshje të re pesëvjeçare.Gazeta britanike shkruan se Ferguson është i gatshëm që Ronaldos t’i ofrojë pagë vjetore prej 8 milionë funte, që do të jetë më e madhja në historinë e klubit.Spekulohet se pas diskutimit dyorësh, të dyja palët kanë arritur një kompromis. Ronaldo momentalisht merr pagë javore prej 120 mijë funtesh, ndërsa sipas marrëveshjes së re ai do të marrë edhe 30 mijë funte shtesë, që në total do të arrijë shifrën vjetore 8 milionë.Edhe krahas asaj që këtë verë e përballoi sfidën me Real Madridin, Ferguson nuk dëshiron të rrezikojë dhe është i gatshëm ta rrisë pagën e Ronaldos dhe të përgatit më mirë për sulmet e klubit spanjoll.