Klubi më i pasur i Premierligës, Manchester City, është në rrugë për të realizuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke tërhequr në radhët e veta sulmuesin e Valencias, David Villa.Villa është një prej futbollistëve më të dëshiruar në Evropë dhe pritet që javën e ardhshme menaxheri i tij të udhëtojë për në Angli ku do të bisedojë me përfaqësuesit e Cityt, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 52 milionë funte.Si një fakt lehtësues për të realizuar transferimin paraqitet kriza financiare e Valencias, e cila do ta detyrojë klubin të ndahet nga disa prej yjeve që në afatin kalimtar të janarit.Nëse Manchester City do ta transferojë Villan, ai do të fitojë një rrogë javore prej 160 mijë funte, sa edhe Robino, me të cilët të dy futbollistët do të ishin më të paguarit në Premierligë.