Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka njoftuar nëpërmjet agjentit të tij se pasanikët e Manchester Cityt i kishin bërë një mega-ofertë të cilën spanjolli e ka refuzuar.Sipas agjentit të Casillas, Luis Garcia Abad, pronarët e ri të Cityt, Abu Dhabi Investment Group, kishin kontaktuar me të para tre muajsh dhe i kishin ofruar 120 milionë euro për ta blerë Casillasin, dhe një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh (që është dyfishi i asaj që merr në Madrid). Casillas e kishte refuzuar ofertën e parë, ndërsa ata ishin kthyer me një të re, ku i ofronin Realit 150 milionë euro për ta lëshuar portierin kryesor, ndërsa vetë lojtarit i kishin ofruar 13 milionë euro për sezon. Abad ka njoftuar se ai e ka letrën në të cilën shkruan oferta, porse nuk ua ka dhënë drejtuesve të Realit, pasi që klienti i tij kishte refuzuar të largohej nga Santiago Bernabeu.