
Sipas “The Mirror”, Redknapp është i alarmuar se e ardhmja e Gallas në Emirates, është vënë në pikëpyetje. Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka shkarkuar mbrojtësin francez nga roli i kapitenit, dhe është duke e rishikuar të ardhmen e lojtarit, pas akuzave publike ndaj bashkëlojtarëve të tij.Derisa paqa ishte thyer publikisht, Gallas ende duket se është duke shikuar për një largim nga Arsenali. Nëse francezi vendos për një largim, Tottenhami do të jetë i parë në listën e klubeve që do të tentojnë të transferojnë atë.