06 dhjetor 2008

Ferguson: Tevez duhet të ketë durim

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, i ka thënë sulmuesit argjentinas Carlos Tevez se ai duhet të jetë i durueshëm dhe ta pres shansin e tij për të qenë pjesë e formacionit bazë.
Përkundër faktit që në mesjavë Tevez shënoi katër gola kundër Blackburn Rovers në Carling Cup, ai do të jetë sërish në bankën rezervë në takimin e sotëm kundër Sunderlandit. “Carlos nuk kënaqet me minutazhin që i jepet. Ai dëshiron të luajë. Megjithatë unë mendoj se luan mjaftë”. “Ne nuk po i shmangemi problemit. Nuk mund të gjesh shumë lojtarë që shënojnë katër gola në një ndeshje. Prandaj ai duhet ta pres momentin e tij’, ka thënë Sir Alex.