06 dhjetor 2008

Blanc: Totti është Roma

Trajneri i skuadrës franceze Bordeaux, Laurent Blanc, ka hedhur një vështrim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës që të do të zhvillohet të martën që vjen, duke paralajmëruar skuadrën e tij që të kenë kujdes nga simboli i Giallorossëve, Francesco Totti. “Do të udhëtojmë në Olimpico për ta dhënë djersën e fundit në tentim për t’u kualifikuar më tutje në Ligën e Kampionëve”. “Nuk duhet t’i sulmojmë me kokat poshtë, sepse do të ishte vetëvrasje. E dimë se Roma është rikthyer në formën më të mirë. Ndërsa aty do të jetë edhe Totti”. “Ai nuk është thjeshtë një lojtar madh, por ai është ‘hajmalia’ e Romës”, ka thënë Blanc.