Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, ka shprehur pakënaqësinë e tij për faktin që nuk ka qenë në listën e të nominuarve për Topin e Artë sivjet, dhe shpreh bindjen e tij se do të luftojë që sezonin e ardhshëm të jetë në atë listë.“Kur e kam parë listën e kandidatëve për Topin e Artë dhe për Lojtarin më të mirë të vitit që zgjedh FIFA, menjëherë e vërejta se emri im mungonte”. “Kjo gjë më krijoi automatikisht një objektiv të ri: do ta shoh sërish emrin tim në atë listë”, ka thënë asi brazilian për revistën “Four Four Two”.