Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, dëshiron që Arsenali ta mposhtë Liverpoolin në Emirates dhe t’i kryejë shërbim ekipit të tij në luftën për titullin.Topçinjtë tashmë kanë mposhtur Chelsean dhe Manchester United këtë sezon dhe Ferguson e din se një fitore e Arsenalit ndaj Liverpoolit para Krishtlindjeve do të ishte shumë në favor të ekipit të tij.“Ajo çfarë ne dëshirojmë tash është Arsenali ta mposhtë Liverpoolin dhe Chelsean. Ata tashmë i mposhtën blutë, por ende duhet të luajnë në fushë vendore, si dhe dy duele me Liverpoolin”, ka thënë Ferguson.“Humbjet tona kundër Arsenalit dhe Liverpoolit ishin dëshpëruese, por ne i kemi luajtur ndeshjet në fushë të rivalëve, dhe besojmë se do të mund ta kompensojmë humbjen”, ka shtuar Ferguson.